Kurbeti më i rëndësishëm, katër persona nga Tetova ikin nga izolimi

Tetova, 17 gusht – Gjatë ditës së djeshme policët e Tetovës gjatë kontrollit të personave të cilët duhet të jenë në izolim kanë evidentuar katër raste të mosrespektimit të masës.
“Vendimi i lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor nuk është respektuar nga katër persona. Është konstatuar se A.I (33) nga Sellca e Tetovës, Q.M. (55) nga Tetova, një minoren nga Reçica e Madhe, si dhe S.M. (52) nga Tetova nuk janë hasur në shtëpitë e tyre, gjegjësisht e kanë lëshuar shtetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet parashtrime përkatëse sipas nenit 206 nga Kodi Penal”, informojnë nga SPB Tetovë.
Gjatë ditës së djeshme 14 personave u janë përgatitur parashtresa përkatëse për mosmbajtje të maskës.