Kunguj të mbushur me peshk ton
Përbërësit: 3-4 kunguj jeshilë, 1 konservë peshk ton, 3-4 domate qershi, një dorë ullinj të copëtuar dhe pa bërthamë, 1 dorë caperi të shpëlarë dhe të tharë, 1 qepë e vogël e prerë imët, lëkura e 1 limoni, vaj ulliri, kripë, piper, rigon dhe pak djathë Parmigiano.
Përgatitja: Kungujt i lajmë dhe i presim në mes. Me ndihmën e një luge gërryejmë pjesën e brendshme dhe e mbajmë për më pas I spërkasim kungujt me pak vaj ulliri, kripë dhe piper e i pjekim në furrë të parangrohur, në temperaturë 200⁰C për afërsisht 10 minuta. Pjesën e brendshme që kemi gërryer e bahakojmë me konservën e tonit, ullinjtë e copëtuar, qepën, caperin, domatet e prera në copëza, lëkurën e limonit Shtojmë kripën, piperin dhe rigonin. Shtojmë pak vaj ulliri dhe në fund djathë parmezan nëse preferohet. I përziejmë të gjitha bashkë. Këtë masë e përdorim për të mbushur kungujt e më pas i kthejmë në furrë. I pjekim edhe për 10-15 minuta të tjera e më pas i shërbejmë. Nëse e provoni, ju bëftë mirë!