Kunguj të mbushur me djathë dhe proshutë pule

Nëse jeni lodhur nga specat e mbushur ose imam bajalldia, ju rekomandojmë të provoni kungujt e mbushur. Një pjatë e lehtë dhe shumë e shijshme që do t’ju pëlqejë të gjithëve.

Përbërësit: 3 kunguj të mëdhenj, djathë mozarella që përdoret në gatime, fara pishe, proshutë (unë përdora pule, ju mund të zgjidhni cilën të dëshironi), kopër të freskët, kripë, piper dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Zieni për rreth 10 minuta kungujt. Pasi t’i hiqni nga zjarri, lërini të ftohen dhe me ndihmën e një thike ose luge hiquni pjesën e brendshme

Këtë të fundit priteni në priteni hollë dhe bashkojeni me proshutën, koprën, djathin e copëtuar, farat e pishës, kripën dhe piperin.

Përziejini mirë e mirë dhe me to mbushni kungujt. Hidhuni pak vaj ulliri lart dhe piqini në furrë me 200 gradë. Ju bëftë mirë!