Kumbulla: Jam i lumtur te Roma

Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla luajti për 90 minuta në ndeshjen që Roma e fitoi ndaj Vittesses (0-1).

Kumbulla është vlerësuar me 6.5. Në vlerësimin e bërë shkruhet që ai ishte i sigurt në zonën e tij të prapavijës, por vuante shumë mungesën e shpejtësisë.

“Jam i lumtur sepse jam duke luajtur dhe duke ndihmuar ekipin dhe kjo është ajo që dua të bëj. Jemi në një periudhë mjaft pozitive. Kemi tetë rezultate të mira radhazi dhe kjo është diçka pozitive”, ka deklaruar Kumbulla.