Kulusevski pritet të nënshkruajë kontratë të përhershme me Tottenham

Tottenham Hotspur dhe Dejan Kulusevski pritet të zgjasin bashkëpunimin e tyre.

Kulusevski i është bashkuar Tottenhamit në formë huazimi nga Juventus, por punët kanë ecur aq mirë saqë tashmë mendohet kontrata e përhershme.

Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Tottenham do të synojë nënshkrimin e kontratës në verën e vitit 2023.

Tottenham do duhet të paguajnë rreth 35 milionë euro për klauzolën e lojtarit.

Fabrizio Romano flet edhe për mundësinë e një klauzole tjetër, por që nuk jep shifra konkrete.

Mbetet të shihet se çfarë hapa do të marrë Tottenham për transferimin e Kulusevski.