Kulaç tradicional
Një kulaç shijon si për mrekulli me një copë djathë të bardhë, çaj ose gjalpë fshati me pak kripë.
Përbërësit
- 500 gram miell
- 2 kokrra vezë
- 1 gotë kos
- ½ gotë vaj ulliri
- 1 lugë kafe kripë
- 1 lugë kafe sodë buke.
Udhëzimet
- Në tavolinën e punës shtroni miellin.
- Hapni një hapësirë në mes dhe shtoni kripën, sodën e bukës dhe vezët. Filloni ta punoni mirë brumin. Tani shtoni kosin dhe punojeni sërish.
- Shtoni vajin e ullirit dhe punojeni mirë masën që të bëhet kompakte.
- E mbështillni me një peshqir kuzhine dhe e ruani në temperaturë ambienti ose në furrën e sobës (të ngrohur paraprakisht, por të fikur) për gati 1 orë.
- Më pas merrni një tepsi të vogël rrumbullake dhe shtrojeni mirë kulaçin. Sipër e shponi me pirun.
- E fusni në furrë për 25 minuta, në temperaturë 220 gradë.
- Pasi të jetë pjekur e nxirrni jashtë dhe e ruani sërish me një peshqir, pasi ky i fundit e zbut kulaçin.
- Ju bëftë mir!.

