Kujdes! Po qarkullojnë kartëmonedha fallco prej 2000 denarëve, ja si ti dalloni

Shkup, 3 shkurt – Banka Popullore sot kumtoi se është vërejtur paraqitje e kartëmonedhave të falsifikuara prej 2.000 denarëve, për çka është njoftuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Me qëllim që të mbrohen qytetarët dhe personat juridikë, Banka Popullore tregon në mënyrën në të cilën mund të kontrollohet nëse bëhet fjalë për falsifikim. Nëse vërehet kartëmonedha e falsifikuar, qytetarët duhet të drejtohen në bankat ose në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Lloji i shfaqur i falsifikimit është përpunuar në letër të thjeshtë (komerciale) me dy shtresa e cila në prekje dukshëm dallon nga trashësia, fortësia dhe elasticittei lidhur me letrën origjinale në të cilën përpunohen bankënotat. Përveç kësaj, bankënotat përmbajnë elemente të larta të sofistikuara mbrojtëse sipas të cilave qytetarët mund të bëjnë dallim dhe ta njohin autenticitetin e tyre”, thonë nga Banka Popullore.

Kartëmonedha e falsifikuar mund të njihen sipas elementit bazë mbrojtës, të shtypur me ngjyrë variabile optike, e cila gjendet në pjesën e epërme të mesme në anën e parme të kartëmonedhës. Tek kartëmonedha e falsifikuar, ky element aspak nuk e ndryshon ngjyrën me lëvizjen e kartëmonedhës, ndërsa tek kartëmonedha origjinale, me lëvizjen nën kënd të caktuar, mund të vërehet si ndryshon ngjyra nga e gjelbër në të kaltër dhe paraqitet një unazë e ndritshme e cila simulon efekt të lëvizjes, siç është treguar në fotografi:

Elementi i dytë për të cilin mund të dallohet origjinaliteti nga falsifikimi është peri mbrojtës i cili është futur midis dy shtresave të letrës me prerje të dukshme. Me lëvizjen e kartëmonedhës krijohet përshtypje e rreme e ndryshimit të pjesërishëm të ngjyrave, por, nëse vëzhgohet pak me kujdes qartë mund të shihet se është imituar:

Gjithashtu, kartëmonedhat e falsifikuara mund të njihen edhe përmes vulës së ujit. Tek falsifikimi është imituar me vendosjen e motivit bazë me nuancë të ngjyrës së verdhë dhe hiri dhe është e dukshme, ndërsa tek kartëmonedha origjinale është e dukshme vetëm nëse vendoset kartëmonedha nën burimin e dritës.