Kufizohet qasja në Twitter në të gjithë Turqinë
Pas lajmeve të shumta që po shpërndahen në internet rreth tragjedisë në Turqi, NetBlocks thotë se Twitter tani është duke u kufizuar në të gjithë vendin.
Organizata tha se të dhënat në kohë reale tregojnë se faqja e mediave sociale është e bllokuar në disa nga ofruesit kryesorë të internetit të Turqisë.
Netblocks shtoi se kufizimi “vjen pasi publiku mbështetet në shërbimin pas një serie tërmetesh vdekjeprurëse”.
Theksojmë se nuk është e qartë se çfarë po e shkakton kufizimin, raporton skynews.
Kujtojmë se gjatë ditës së hënë Turqinë dhe Sirinë e kanë goditur dy tërmete brenda disa orëve. I pari ishte 7.7 shkallësh të Rihterit dhe i dyti 7.6.
Ndryshe, autoritetet turke dhe siriane kanë raportuar mbi 11 mijë persona të vdekur.

