Ku janë organet përndjekëse? Anëtarja e VMRO-DPMNEsë kërcënon shqiptarët me shfarosje!?

Shkup, 22 gusht – Një shkrimtare dhe pseudo artiste, anëtare e VMRO-DPMNE-së që nga viti 2007, e lindur në Kostur të Greqisë, gjatë ditës së djeshme paska marë guximin që të parashikojë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe madje shfarosjen e shqiptarëve nga ky shtet.

Bëhet fjalë për ish avokaten, shkrimtaren Jagnulla Kunovska. Ajo është 79 vjeçe, dhe në këtë moshë, si duket ka ngelur e vetme, nuk e përfillë askush dhe i është kujtuar asgjë hiçi të krijojë turbullira në marrdhëniet e shkëlqyera mes të gjitha bashkësive etnike në vendin tonë, shkruan Zhurnal.

Në një periudhë kur Maqedonia e Veriut është anëtarësuar në NATO, dtth ka siguri për çdo incident nga jashtë, në një periudhë kur vendi ynë po hapëron me sukses drejt BE-së, ajo nga inati që Maqedonia po i humbë ikonat historike dhe po i’a dhuron Bullgarisë, fajtor përsëri i bën shqiptarët.

Ajo dje ka shkruar një kolumnë bukur të gjatë, dhe të njejtën u’a ka dedikuar shqiptarëve, për të cilët mendon se po përpiqen të krijojnë kinse Shqipërinë e Madhe, po përgatiteshkan për luftë,e në një rast të tillë sipas saj, shqiptarëve nuk ka kush t’u dalë zot sepse maqedonasit do ti mbrokan serbët, bullgarët e grekët…

Po çishte e nevojshme kjo kolumnë pikërisht tani kur gjërat ndoshta mjaltë nuk janë, por janë stabile dhe qytetarët po e respektojnë njëri tjetrin si asnjëherë më parë. Madje, a nuk duhet të japë përgjegjësi penale kjo grua për kërcënimet ndaj shqiptarëve për të cilët thotë se do të shfarosen nga ky vend, dhe korridori për ikjen e tyre do të ishte QafëThana!!?

Në kolumnën e saj “Çfarë i pret shqiptarët?”, ka shkruar se shqiptarët do të dëshironin që Maqedonia të shpërbëhet madje edhe po kontribokan për këtë gjë. Sipas saj, shqiptarët po presin të shohin maqednasit si po vdesin, informon Zhurnal.

Ajo nënçmon shqiptarët me fjalë ofenduese dhe ofendon madje edhe Amerikën dhe Evropën.

“Kjo sjellje e pahijshme, provokative e shqiptarëve, është pasqyrë e tolerancës së deritanishme për paqe në vend, interesi person i të gjithë maqedonasve të cilët kanë qenë dhe janë në pushtet, dhe mbështetje për veten nga politika e interesuar kurvërore e Amerikës dhe Evropës. Kjo si erëz i shtohet edhe mentaliteti idiotesk dhe kodi i prishur gjenetik i shqiptarëve, ashtu siç ata thonë për ne maqedonasit në kolumnat ku pyetin veten nëse ende ia vlenë të qëndrojnë me ne?”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Më tej Kunovska, kjo “maqedonase” e lindur në Greqi, që më së paku i takon të flasë për shqiptarët që ndryshe nga ajo këtu kanë lindur, thotë se nëse bullgarët tentojnë t’i futen Maqedonisë, maqedonasit do ta kenë të lehtë sepse maqedonasit dhe bullgarët fundja janë “një popull” por se shqiptarët do të shfarosen nga bullgarët, nuk do të ekzistojnë më nga Shkupi, nga Mali Shar, Ohri e Struga, ndërsa Qafthana do të jetë korridori për ët ikur drejt Shqipërisë.

Madje ajo thotë se nëse edhe malazezët e serbët bashkangjiten në atë tollovi, secili do të vrapojë për atë çfarë i intereson, dhe do të bashkangjiten me maqedonasit. Sipas saj, shqiptarët nuk do të munden ti shpëtojnë as Amerika, as Gjermania e as NATO.

Në vijim u përcjellim një pjesë të shkresës së saj ku ajo kërcënon shqiptarët me shfarosje dhe gjakderdhje të madhe në Ballkan.

“Nëse, hipotetikisht, këpuca bullgare shkelë në Maqedoni, lehtë do të jetë për maqedonasin, si “një popull”, por shqiptari do të shfaroset nga bullgarët. Do të zhduket nga Shkupi dhe rrethina, nën Malin Sharr (të cilën e keni ndyrrë ) Ohri, Struga, para dhe pas Qafthanës e cila do të jetë një nga korridorët, sepse Shënstefania e Detit të Zi, Dunavit,, majtas – djathtas, poshtë dhe në Shqipëri ku kanë pranuar pakicë bullgare të cilën do të duan ta mbrojnë…

E treta: E,eee! Ndryshojnë gjërat nga çasti në çast nga pregrupimi i trupave qiellor dhe krijimin e trupave të rinj në vendin e tyre që zhduken.. I gjatë do të jetë tregimi nëse përshkak valës prezente, do të çmenden serbët dhe malazezët, secili për të veten, po nëse shoqërohen me maqedonasit? Nëse bëjnë presion dhe grekët, para të cilëve heshtni si foshnje? Çfarë mendoni? Amerika, Gjermania, NATO të cilët dolën të jenë si bishtalecë, dhe nuk e di kush dhe prej ku do të vijnë t’iu shpëtojnë, dhe t’u shpërblejnë me “Shqipëria e Madhe” a? E ju me huti dhe me lutje do ti pritni duke kënduar këngën “më shih si njëherë”.

Do të thotë luftë! Janë kthyer kokat e lulediellit në drejtim ku dielli në mënyrë sezonale e ndryshon pamjen kah toka. Unë nuk shpikë, por jam gjëegjëzë që sikur shumë gjëegjëza që i dëgjoj, lexoj dhe ishoh që i’a mendoni Maqedonisë dhe maqedonasve, e shfrytëzoj “dhuratën hyjnore” të paralajmëroj se Ballkani dhe më gjerë do të ngulfatet në gjak deri në gjunj.. thoni .. “Le të jetë ashtu”… nëse është ashtu për ju, do të jetë edhe për ne”, ka shkruar mes tjerash Kunovska.

Pas këtij shkrimi, dhe pas këtyre kërcënimeve për shfarosje të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, institucionet kompetente, në krye me MPB-në dhe Prokurorinë, duhet të hetojnë më thellësisht këtë shkresë të saj sepse jo çdo mendim i lirë mund të shfrytëzohet për krijimin e tensineve ndëretnike.

Kolumnën e saj në tërësi mund ta lexoni duke klikuar KËTU