KSI planifikon të intensifikojë fushatën për vaksinim, masat mund të relaksohen nëse ka hapësirë
Shkup, 23 mars – Komisioni për sëmundje infektive në pajtueshmëri me rrezikun epidemiologjik si dhe situatën me vendet evropiane do të vazhdojë me kujdes të ndjek situatën dhe nëse ekziston mundësia do të propozojë relaksim gradual të masave, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Në takimin e sotëm të KSI-së, siç theksohet është shqyrtuar gjendja aktuale epidemiologjike dhe është diskutuar në drejtim të intensifikimit të fushatës për vaksinim kundër Kovid-19 përmes plasimit të informacioneve të besueshme nëpër rrjetet sociale dhe media me qëllim të informohet dhe edukohet publiku për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave.
Edhe pse situata është e qetë, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se virusi është prezent, ndërsa vaksinimi është mënyra më e sigurt për parandalimin e formës së rëndë të sëmundjes, hospitalizimit dhe epilogut vdekjeprurës, informojnë nga Ministria.

