KSHZ-ja miratoi procedurë për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimi seksual i punonjësve

Shkup, 12 tetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë miratoi procedurë për mbrojtjen dhe parandalimin e ngacmimeve seksuale, si vazhdimësi e integrimit të aspekteve gjinore në Komisionin, të mbështetur nga OSBE-ja.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, theksoi mundësitë kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen dhe ndalimin e ngacmimeve seksuale në bazë të origjinës etnike, racore, etj. Shehu theksoi se KSHZ-ja është e përkushtuar për arritjen e qëllimeve të saj strategjike dhe kjo është një prej tyre.

Tre persona do të autorizohen të veprojnë në rastet e mundshme të ngacmimeve seksuale.

Gjatë zgjedhjeve me këtë procedurë do të përfshihen edhe anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore dhe këshillave zgjedhorë.

Vetë procedura parasheh edhe masa për ngacmuesit dhe mekanizma të tjerë për mbrojtje nga ngacmimet seksuale.

KSHZ-ja ka miratuar plan për shkurtimin e shpenzimeve në përputhje me bilancin e Buxhetit.