KSHZ: Gjithsej 8.791 persona janë kontrolluar në Listën Zgjedhore

Shkup, 30 gusht – Duke e përfshirë edhe ditën e djeshme gjithsej 8.791 persona janë kontrolluar në Listën Zgjedhore, informojnë sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

“Përfundimisht me datën 29.08.2021 deri në orën 21:00 gjithsej 8791 persona janë kontrolluar në listën zgjedhore, janë dorëzuar gjithsej 18 kërkesa për regjistrim në listën zgjedhore, 15 kërkesa për fshirje të të dhënave nga lista e votimit dhe nëntë kërkesa për ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore”, thuhet në kumtesën e KSHZ-së.

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në e-mail adresën upisis@sec.mk, gjithashtu, janë dorëzuar gjithsej 25 kërkesa.

Procedura për kontroll të listës zgjedhore do të zgjasë deri më 9 shtator. Zgjedhjet lokale janë caktuar për më 17 tetor.