KSHPK do të analizojë se si ndahen vauçerët sportiv, mbesin rreziqe nga keqpërdorime të mundshme
Shkup, 15 shkurt – Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) në periudhën e ardhshme në mënyrë aktive sërish të përfshihet rreth analizës për vetë ndarjen e vauçerëve sportiv, kërkoi në seancën e sotme Vlladimir Georgiev, anëtar i KSHPK-së.
Sipas tij, rreziqet nga keqpërdorimet e mundshme të këtyre mjeteve financiare nga lehtësimi tatimor mbesin edhe në vitin 2022.
Ai informoi se KSHPK ka kërkuar nga Enti Shtetëror i Revizionit këtë vit t’i vendosë në planin e tij për revizion edhe Agjencinë për Rini dhe Sport, që edhe ishte miratuar.
Gjithë kjo bëhet, citoi Georgiev, nga aspekti i mos llogaridhënies së klubeve sportive, federatave dhe sportistëve për atë se si i kanë shpenzuar mjetet e miratuara.
Në bazë të nismës vitin e kaluar nga KSHPK, Agjencia për Rini dhe Sport për këtë vit ka miratuar një formular të unifikuar – raport me të cilin të gjithë shfrytëzuesit e mjeteve përmes vauçerëve do të arsyetojnë se në cilën mënyrë i kanë shpenzuar vauçerët.
Pozitë qendrore ka Komision Qendror për evaluim të propozim-listave, sepse ajo i radhit federatat, klubet sportive dhe sportistët aktiv dhe si të tillë e dorëzon më tutje te drejtori i ARS-së, ku përfundimisht vendoset cilat dhe sa mjete do të marrë nga vauçerët”, deklaroi mes tjerash Georgiev.
Përkujtoi se në Strategjinë Nacionale të KSHPK-së për luftë kundër korrupsionit dhe ndeshjes së interesave për periudhën 2021-2025 për herë të parë është vendosur në sektorin e sportit, gjithashtu si të rrezikshëm nga korrupsioni.
“Në të ka shumë rreziqe të detektuara, ndërsa njëra nga ato rreziqe ishte vetëfinancimi. A është i mirë ai model i financimit përmes vauçerëve gjegjësisht ai është lehtësimi tatimor sipas Ligjit për tatim të fitimit. Vitin e kaluar kemi bërë një analizë të madhe dhe në bazë të asaj kemi dhënë numër të madh të rekomandimeve te institucionet kompetente, duke e përfshirë edhe Agjencinë për Rini dhe Sport, deri te Ministria e Drejtësisë, Qeveria…”, tha ai.
U kthye edhe në atë se KSHPK ka konstatuar që vetë sistemi i financimit të sportit përmes vauçerëve edhe nuk është modeli më i mirë, sepse, siç përkujtoi, atëherë detektuam rreziqe se shpesh herë mund të ndodh që kompania e cila jep mjete nga vauçeri, në një mënyrë të negociojnë dhe të dakordojnë për atë sa dhe si mund të jenë mjetet e dhëna.