Kryqi i Kuq ende nuk mund të arrijë në Mariupol

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka thënë se ende nuk është në gjendje të ofrojë ndonjë ndihmë në Mariupolin e rrethuar, pasi kërkon që Rusia dhe Ukraina të garantojnë kalimin e sigurt.

“Palët duhet të jenë garantuesit dhe të kenë një marrëveshje për të lejuar kalimin e sigurt. Ata duhet të publikojnë rrugën dhe të lënë shumë kohë për njerëzit që të dalin nga aty”, tha zëdhënësi i KNKK-së, Matt Morris për BBC.

“Ne nuk kemi një ekip aktualisht në gjendje për të hyrë”, tha ai.

E drejta ndërkombëtare humanitare, shtoi ai, “kërkon që njerëzit të lejohen të largohen, por nuk duhet të detyrohen të largohen”.

Shumë banorë të Mariupolit janë strehuar në bodrume për javë të tëra, pa ushqim, ujë dhe ilaçe.

Ukraina akuzon Rusinë se ka zhvendosur me forcë mijëra civilë nga qyteti i shkatërruar në zonat e kontrolluara nga Rusia. Rusia ka mohuar çdo detyrim, por ka raportuar evakuime nën përcjelljen ruse.

KNKK thotë se nuk ndihmon kurrë ndonjë evakuim të detyruar dhe ka mohuar çdo plan për të ndihmuar Rusinë të “filtroj” refugjatët ukrainas nga Mariupol.