Kryeministri thërret takim liderësh për ASH-në, Alternativës “nuk i bëhet vonë”

Shkup, 23 janar – Kryeministri Dimitar Kovaçevski për sonte ka thirrur takim liderësh mes një pjese të madhe nga partnerët e koalicionit. Nga partia e PLD-së e kanë konfirmuar pjesmarjen në këtë takim.

“Supozoj se do të flitet për temat kryesore politike dhe ekonomike dhe ajo që është aktuale. Menaxhimi me krizën energjetike, skriningu me BE-në dhe plani për hapat e mëtejmë për integrimin. Partnerët e Qeverisë kanë vazhdimisht takime të përbashkëta apo veçmas ku flitet dhe shkëmbehen informata”, deklaroi shkurtimisht për Lokalno, liderja e PLD-së, Monika Zajkova

Për dallim prej tyre, nga Alternativa nuk do të paraqiten në këtë takim me kryeministrin.

“Nuk ka një gjë të tillë”, deklaruan shkurtimisht nga partia e Afrim Gashit për atë nëse do të ketë takim mes partnerëve të koalicionit dhe nëse od të marin pjesë.

Nga Alternativa gjithashtu shprehen se nuk do të negocioojnë për hyrjen e ASH-së në Qeveri dhe se amortizimin e përçarjes në BDI duhet ta kompensojë vet BDI-ja.

“Alternativa nuk ka nevojë të negociojë me Aleancën. Është e qartë se roli i tyre për momentin është amortizimi i përçarjes në BDI. Është zgjedhja e tyre. Megjithatë, është e logjikshme që ai i cili ka hall, të jetë i gatshëm të kompensojë duke liruar një pjesë të resorëve që udhëheqë aktualisht. Duam ta potencojmë këtë. Aleancës nuk i duhen poste për të votuar për ndryshimet kushtetuese nëse janë të sinqertë në angazhimin e tyre për BE. Njëkohësisht, nuk e pranojmë tezën se për shkak se Alternativa ka më pak deputetë sesa Aleanca, duhet të paguajë çmim politikm me lëshime kadrovike. Secili që harron se para vetëm 12 muajve Alternativa ishte faktor kyç për shpëtimin e Qeverisë dhe kështu mundësoi bisedimet me BE-në, në fakt e cenon dhe rrezikon potencialin koalicionues të forcave pro-evropiane në Maqedoninë e Veriut. Nëse marrëveshja politike me Alternativën nuk respektohet deri në fund, pse do të besonte kushdo tjetër se ia vlen të bëhet partner me ata që nuk i përmbushin obligimet?”, thonë nga Alternativa./Zhurnal.mk