Kryeministri bullgar, Petkov: Jam optimist

Shkup, 21 Qershor – Kryeministri bullgar, Kiril Petkov duke hyrë në Kuvendin Popullor të Bullgarisë, deklaroi se është optimist për mbijetesën e qeverisë që ai drejton, fati i së cilës po shqyrtohet sot.

Ai thotë se është optimist sepse njerëzit që mbështesin qeverinë bullgare e bëjnë të mendojë kështu. Kiril Petkov nuk ka pranuar të komentojë më shumë detaje para debatit të sotëm për kërkesat e opozitës për mosbesimin e Qeverisë.

Që të mbijetojë qeveria e Kiril Petkovit, duhet të ketë 121 vota nga 240. Debatet do të mbahen sot në Kuvendin Popullor, ndërsa votimi duhet të bëhet 24 orë pas përfundimit të tyre të mërkurën në mbrëmje ose të enjten para mesditës.