KRRE: Prej sonte në mesnatë do të shiten derivatet me çmime më të lira
Shkup, 16 mars – Benzinat prej sonte në mesnatë do të shiten me çmime më të ulëta për pesë denarë për litër, ndërsa dizeli lirohet për gjashtë denarë për litër, kumtoi pasdite Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).
“Komisioni rregullator për energjetikë dhe resurse të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim me të cilin kryhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 5,95 për qind lidhur me vendimin nga 15.03.2022”, thuhet në kumtesën e KRRE-së.
Sipas Vendimit, çmimi i shitjes me pakicë të Vajit ekstra të lirë për amvisëri (EL-1) zvogëlohet për 5,50 denarë për litër, çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 HC zvogëlohet për 2.550 denarë për kilogram dhe tani kushton 56,749 denarë për kilogram.
-Prej 17.03.2022 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë këto:
EUROSUPER BS – 95 81.50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 79.00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 79.00 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lirë 1 (EL-1) 75,50 (denarë/litër)
Mazuti M-1 HC 56,749 (denarë/litër), theksohet në kumtesën e KRRE-së.
Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogarinë paraprake shënojnë ulje mesatare: tek benzinat për 4.533 për qind, tek dizeli për 7.922 për qind, tek vaji ekstra i lirë për 7.911 për qind dhe tek mazuti ulja është mesatarisht për rreth 4.928 për qind.
Nga KRRE-ja njëherit përkujtojnë se tregtarët me shumicë dhe tregtarët me pakicë me derivate të naftës dhe derivate për transport mund t’i formojnë çmimet e disa derivateve të naftës dhe derivateve për transport dhe më lartë se çmimet më të larta të konfirmuara.

