KRRE me disa lloje të tarifave të rrymës! Sa më shumë të harxhoni, më shtrenjtë do të paguani

Shkup, 16 Maj – Sa më shumë të konsumoni energji elektrike, aq më shtrenjtë do të paguani faturat. Aktualisht është duke u bërë ndryshimi më i madh i sistemit tarifor të energjisë elektrike, i cili është në fazën përfundimtare, informon kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski. Ai bëri të ditur se do të vendosen bllok tarifa, për të cilat janë duke u bërë analizat e fundit me Fakultetin e Elektroteknikës dhe Makinerisë. Për tarifën e lirë konsumi do të jetë i pakufizuar dhe nuk do të ketë blloqe, ndërsa për bllokun më të lartë çmimi për amvisëritë do të jetë shumë i afërt me atë të tregut.

“Këtë po e bëjmë për arsyet në vijim, 17 amvisëri në shtet harxhojnë 10% të konsumit të përgjithshëm nga amvisëritë. Kjo është rreth 330 milion kilovat orë, kjo përafërsisht është 30% e prodhimit vendor nga hidroelektranat në pronësi të EMV”- deklaroi Marko Bislimovski – kryetari i KRRE.

I pyetur nëse harxhuesit më masiv, janë ata që po e përdorin energjinë elektrike për pajisjet që prodhojnë kripto valuta, Bislimovski tha se këto harxhues nuk kanë problem me pagesën e faturave.

Çmimi mesatar me të cilin do të shitet rryma këtë vit do të jetë 240 euro për megavat orë, ose disa herë më shtrenjtë se para krizës energjetike.  Sipas projeksionit aktual, 53 për qind e qytetarëve do të hynin në tarifën e shtrenjtë dhe 47 për qind në tarifën e lirë.