Kriza Ruso-Ukrainase, Selmani: Okupim psikologjik i cili dotë zgjasë

Shkup, 19 shkurt – Përshkallzimi i fundit i situatës mes Rusisë dhe Ukrainës përgjatë kufirit me Ukrainë, ishte diçka e pritur, duke marr parasysh marrëdhëniet e ftohta ndër vite mes dy vendeve, ndërsa në aspektin psikologjik, Rusia ka sulmuar Ukrainën. Ky është konstatimi i profesorit universitar Bashkim Selmani i thënë në “Intervistën e Javës” në TVM2, sipas të cilit, ky okupim psikologjik do të zgjatë për më shumë kohë dhe njëherit do të dëmtojë rolin dhe pozicionet e dy super fuqive të mëdha Rusi dhe SHBA-t dhe kjo gjë nuk u shkon në dobi asnjërës palë.

“Ka gjasa, që procesi i bisedimeve në këto rrethana është i interesuar të zgjatë tej mase,sepse në kuadër të kodeksit diplomatikë dhe komunikues në kontinuitet mund të ketë brenda komunitetit diplomatik, mirëpo tani më dalja në sipërfaqe e lëvizjes së trupave të armatosura nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ky është ai elementi që ka shqetësuar të gjithë opinionin mbarë botëror dhe këtu rreziqet dhe pasojat janë të pashmangshme. Andaj them se çdo veprim i këtillë nga ana e Rusisë pa analizuar këto rrethana ajo më tepër improvizonë me të cilën provokon mirësinë mbarë kombëtare.”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.

Selmani: Superfuqia disponon me armë bërthamore

Ndonëse e gjithë bota është kundër pretendimeve ruse për të pushtuar Ukrainën dhe ndonëse në shikim të parë duket sikur Rusia e ka humbur “betejen” përball Ukrainës, Selmani mendon se aktualisht Rusia zë pozicionet e saja për100 vitet e ardhshme për luftën e tretë botërore.

“Është një provë e realizuar, mirëpo nga ana e Rusisë ajo prove do ti del shumë e hidhur, për arsye se nga 49 e këndej për here të parë pamë që gjithë fuqitë botërore janë në kufirin e Rusisë andaj them se kjo prove do ti dale e hidhur Rusisë por edhe mbarë njerëzimin. Pse sepse unë analizojë vetëm një çështje me të cilën është shqetësuese në aspektin e luftave bashkëkohore e ajo është superfuqia e botës disponon me shumë armë atomike dhe nëse vjen deri në përdorja e e këtyre armëve 13 deri 14 herë shkatërrohet njerëzimin.”, tha Selmani

Selmani është i mendimit se në rast të përhapjes së luftës më agresive mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe pse Ukraina nuk është anëtare e plotë e NATO-s, kjo e fundit do të thirret në nenet tjera ndërkombëtare si përshembull neni i gjenocidt ose i mbrojtës e të drejtave civile për të sulmuar me armatim Rusinë. Një nga pasojat më të mëdha e cila do të shkaktonte një luftë të tillë, pa dyshimi, sipas Selmanit do të ishte edhe shpërngulja masive e Ukrainasëve, vend ky i cili numëron rreth 44 milion njerëz dhe do të rrezikonte konflikti të zbriste edhe nëpër vendet tjera të Europës dhe në Ballkanin Perendimor.