Kreu i Inteligjencës ruse: Fati i Rusisë do të vendoset në ditët në vijim

Kreu i Inteligjencës së Jashtme ruse, ka thënë se fati i vendit të tij do të vendoset në ditët në vijim.

Sergei Naryshkin, kreu i SVR-së ruse, i tha panelit në një event të mbajtur në Moskë, se Rusia “është duke përjetuar një moment të vërtetë historik”.

Kryespiuni rus gjatë fjalimit të tij është fokusuar në rëndësinë e sovranitetit, dhe i tha delegatëve se “sovraniteti është i garantuar si dhe dinjiteti i qytetarëve rusë”.

Në anën tjetër delegacioni ukrainas dhe ai rus, janë duke vazhduar bisedimet për armëpushim dhe mundësinë e tërheqjes së trupave ruse.