Kremtim me rastin e Ditës së Armatës dhe jubileut “30 vjet Armatë”

Shkup, 17 gusht – Dita e Armatës 18 Gushti dhe jubileu “30 vjet Armatë” do të shënohen me një manifestim gjithë natën të organizuar nën moton “30 vjet siguri, stabilitet, besim” në Stadiumin ushtarak në parkun e qytetit në Shkup.

Në ngjarjen, që do të fillojë në orën 19:00, do të marrin pjesë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjeneralnënkoloneli Vasko Gjurçinovski.

Shënimi do të fillojë me qitjen tradicionale të plutonëve. Do të prezantohet pajisja më e re dhe më e sofistikuar e Armatës, duke i përfshirë edhe transportuesit e rinj të blinduar JLTV Oshkosh, do të demonstrohen aftësitë e forcave speciale të armatës, ndërsa është paraparë edhe një pikë demonstrimi me qentë e armatës.

Jubileu i Armatës do të festohet me performancën e Orkestrës Ushtarake, pas çfarë vijon një program i pasur muzikor.

Një njësi e batalionit të artilerisë së Armatës sonte në ora 19:00 në kazermën “Ilinden” në Shkup do të kryejë qitje nderi artilerie duke gjuajtur 10 toga nga gjashtë armë artilerie. Dy orë më herët, në periudhën nga ora 17:00 deri në ora 18:00, do të kryhet një qitje testuese e artilerisë me një goditje nga gjashtë artileri.

Siç bëhet e ditur nga Shtatmadhoria e Armatës, qitja e nderit është pjesë e obligimeve protokollare të Armatës për shënimin e festave, dhe është pjesë e aktiviteteve që zhvillohen me rastin e 30 vjetorit të krijimit të Armatës.