Kremlini mohoi vrasjen e tij, guvernatori i Shën Peterburgut konfirmon vrasjen e gjeneralit rus në Mariupol  

Guvernatori i qytetit të dytë më të madh në Rusi, Shën Petersburgu, ka thënë se gjeneral-majori rus Vladimir Frolov është varrosur këtë të shtunë në qytetin që ai menaxhon, pasi ishte vrarë nga forcat ukrainase në Mariupol.

Gjenerali i ushtrisë ruse po udhëhiqte luftimet në Mariupol prej javësh, por pasi u vra nga ukrainasit, Kremlini tentoi ta mbulojë këtë “humbje” duke mos u deklaruar fare.

Megjithatë, guvernatori rus Beglov, tha se gjenerali Frolov është varrosur në Shën Petersburg. Por nuk ka dhënë detaje sesi është vrarë.

Ai besohet të jetë gjenerali i tetë rusëm, që është vrarë që nga fillimi i tentimit të pushtimit të Ukrainës.