Kredit 7,1 milion euro për ndërmarrjet bujqësore

Shkup, 7 qershor – Qeveria mori vendim me të cilin lehtësohen kriteret në linjën kredituese për mbështetje të ndërmarrjeve me veprimtari nga sfera e bujqësisë me qëllim të rritjes së prodhimtarisë së produkteve bujqësore dhe përgatitjet e tyre të mjeteve të fondeve kompensuese me të cilat menaxhon dhe disponon Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.

Siç informoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përmes këtij programi kreditues të Bankës Zhvillimore vendosen në dispozicion rreth 7,1 milionë euro të dedikuara për mbështetje të ndërmarrjeve në sferën e bujqësisë. Zbatimi i kushteve të reja për aplikim për mjetet nga linja kredituese e Bankës Zhvillimore filloi me zbatim nga 6 qershori i vitit 2022. Ndërmarrjet e interesuara bujqësore për këtë mbështetje rrjedhimisht mund të aplikojnë në Bankën Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut.

“Përmes lehtësimit të kushteve për marrjen e kredisë nga Banka Zhvillimore sigurohet përfshirje më e madhe e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat punojnë në veprimtarinë e industrisë përpunuese të produkteve bujqësore. Në këtë mënyrë sigurojmë zhvillim të bizneseve të vogla dhe miratim të tregjeve të reja përmes finalizimit të prodhimtarisë dhe zhvillimin e brendeve lokale. Mbështetja kredituese është e dedikuar për ndërmarrjet bujqësore nga prodhimtaria bujqësore primare, përgatitje e produkteve bujqësore dhe eksport i produkteve bujqësore”, thuhet në kumtesë.

Nga MBPEU bëjnë të ditur se kushtet për aplikim i lehtësojnë, mundësohet pjesëmarrje individuale prej të paktën 10 për qind, për dallim të 20 për qind të mëparshme të parapara nga investimi i përgjithshëm, si dhe lehtësimi i shkallës së likuiditetit të aplikuesve. Vlera më e ulët e pjesëmarrjes individuale të bizneseve të vogla në mënyrë plotësuese iu mundëson likuiditet më të madh gjatë kohës së periudhës kredituese dhe mbështetje plotësuese në kushte të krizës.

“Ulje bëhet edhe në normën e interesit prej 2 për qind në 1 për qind shkallë fikse vjetore. Afati i pagesës lehtësohet për mjete themelore deri në 120 muaj me grejs periudhë të përfshirë deri 24 muaj, ndërsa për mjete qarkulluese deri në 24 muaj me grej periudhë deri 12 muaj. Mbështetja kredituese e Bankës Zhvillimore iu mundësohet bujqve mundësi e mirë për mjete plotësuese në zhvillim të biznesit të tyre, ndërsa përmes kësaj edhe zhvillim dhe modernizim të bujqësisë vendore”, qëndron në kumtesë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ju bën thirrje të gjithë ndërmarrjeve të interesuara bujqësore që ta shfrytëzojnë mbështetjen kredituese dhe në kohë të aplikojnë për marrjen e mjeteve nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut.