KPMD: KSHZ diskriminon personat me aftësi të kufizuara

Shkup, 19 gusht – Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) përcaktoi diskriminim të vazhduar të drejtpërdrejt nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në njësinë rajonale në Karposh ndaj personave të aftësi të kufizuara dhe KSHZ-së i rekomandon të ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme të nevojshme në drejtim të sigurimit të të drejtave të personave me paaftësi fizike që të munden sipas zgjedhjes së tyre të mbështesin ndonjë listë të pavarur të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Sipas zërave nga një person me aftësi të kufizuara i cili u ankua se nuk mund ta deponojë nënshkrimin e tij për mbështetjen e një liste të caktuar të kandidatëve të pavarur për zgjedhjet lokale. KPMD mori vendi të kryejë inspektim në njësinë rajonale të KSHZ-së në Komunën e Karposhit në rrugën “Strezovo” numër 7 dhe përcaktoi se objekti është i papërshtatshëm dhe i paarritshëm për personat me aftësi të kufizuara, me çfarë ata nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre të garantuar në pjesëmarrje në jetën politike dhe publike”, thuhet në shpjegimin e KPMD-ja.

Në zyrën rajonale të KSHZ-së në Karposh, nënshkrime për mbështetjen e kandidatëve të pavarur për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillave të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit, deponojnë banorët e komunave Karposh, Gjorçe Petrov dhe Saraj.