Kovaçevski thirrje deputetëve: Miratoni ndryshimet e ligjit për TVSH-në dhe akcizat

Shkup, 11 mars – Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes profilit të tij në Fejsbuk u bëri thirrje të gjithë deputetëve që menjëherë t’i miratojnë ndryshimet në Ligjin për TVSH-në dhe akcizat dhe theksoi se ky është tani prioriteti më i lartë.

“Të gjithë së bashku duhet të japim maksimumin dhe të sigurojmë zbatimin e shpejtë dhe urgjent të të gjitha masave që do të nënkuptojnë mbrojtje të standardit jetësor dhe likuiditetit të kompanive, ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk.

Në rend dite të Kuvendit sot janë ndryshimet në Ligjin për TVSH-në dhe Ligji për akciza, përkujtoi ai dhe tha se miratimi i tyre do të mundësojë realizimin e një pjese të masave të planifikuara nga pakoja prej 26 masash që miratuam këtë javë, gjë që do të reduktojë në radhë të parë goditjen e çmimeve të shkaktuara nga çmimet e larta të bursës së naftës dhe karburanteve.