Kovaçevski: Tek qytetarët nuk duhet të ketë panik, kemi karburante për furnizim të pandërprerë

Shkup, 4 mars – Tek qytetarët nuk duhet të ketë panik në lidhje me furnizimin e pandërprerë me karburante. Shteti jonë ka karburante për furnizime të pandërprera në pompat e benzinës, ne furnizohemi me karburante përmes Republikës së Greqisë dhe kështu probleme nuk ekzistojnë, deklaroi sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas takimit me përfaqësues të shoqatave të pensionistëve.

Kryeministri nënvizoi se ajo që dje ka ndodhur është shkaktuar nga ana e disa shitësve më të vegjël të derivateve të naftës, që kanë kufizuar sasitë për arsye spekulative.

“Ajo që dje ka ndodhur është shkaktuar nga disa shitës më të vegjël të derivateve të naftës që kanë kufizuar sasitë për disa arsye spekulative, që unë e barazoj me profiterët e luftës. Kjo ka shkaktuar panik të panevojshme, e shihni sot kjo nuk ekziston dhe probleme me furnizim me naftë dhe derivate të naftës nuk do të ketë”, shtoi Kovaçevski.

Në lidhje me lëvizjet ekonomike, ai theksoi se bota, veçanërisht Evropa, po ndodhen në një prej krizave më të mëdha, në fakt krizës më të madhe deri më tani, dhe kjo, siç tha, tregon lëvizjet e të gjitha bursave të rezervave, por edhe lëvizjet e bursave tjera.

Në lidhje me rezervat e mallrave, Kovaçevski nënvizoi se rezervat e mallrave janë në nivel që siguron furnizim të pandërprerë të popullsisë dhe qytetarëve me ushqim.

Siç tha ai, ka spekulime të caktuara që kanë të bëjnë me grurë dhe miell, por, shtoi se ata aspak nuk ishin të sakta dhe u demantuan.

Kovaçevski tregoi se niveli i prodhimtarisë së grurit, të vitit 2021 në krahasim me vitin 2017 është rritur.