Kovaçevski takon diasporën maqedonase në Londër: Jeni promovues i RMV-së në Mbretërinë e Bashkuar
Shkup, 28 shkurt – Kryeministri Dimitar Kovaçevski para fillimit të vizitave zyrtare në Londër, ka realizuar takim me qytetarë të Maqedonisë dhe profesionistë të theksuar të cilët jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Zhurnal.
“Kryeministri Kovaçevski dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, Aleksandra Miovska, falenderuan përfaqësuesit e diasporës maqedonase për mbështetjen e vazhdueshme të cilën i’a ofrojnë ambasadës tonë në Londër, për promovimin e Maqedonisë së Veriut në këtë vend mik dhe për promovimin e gjuhës maqedonase, dhe kulturave tjera të vendit tonë.
Kryeministri Kovaçevski i njoftoi shtetasit tanë me pritshmëritë nga samiti i BERZH, si një nga institucionet më të rëndësishme evropiane e cila i mbështetë proceset reformuese në vend për arritjen e stanardeve të Brukselit në integrimin tonë evropian”, njoftuan nga Qeveria.
Në takimin në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Londër, kryeministri Kovaçevski theksoi miqësinë tradicionale të Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe mbështetjen e fuqishme britaneze të cilën si shtet e marim në sferën e demokracisë, qeverisjen e mirë, Qeverinë e hapur dhe transparencën, thuhet më tej në komunikatë.//Zhurnal.mk

