Kovaçevski: Së bashku do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat

Shkup, 10 mars – I drejtojmë paratë aty ku është më e nevojshme – për mbështetje financiare të qytetarëve dhe kompanive. Prioritet i vetëm për momentin është që ta mbrojmë standardin e qytetarëve dhe të ruajmë stabilitetin ekonomik, shkroi mëngjesin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Jetojmë, siç shkroi kryeministri, në kohë të krizës së madhe botërore ekonomike. Me të gjitha politikat e deritanishme, masat dhe sundim të përgjegjshëm, Qeveria e re, siç theksoi ai, për vetëm 50 ditë tregon se mundet dhe di të përballet me sfidat.

“Fuqishëm i subvencionojmë qytetarët për energji elektrike e cila do të ishte 80 për qind më e shtrenjtë nëse nuk ka subvencione. E zgjidhëm problemin me ngrohjen në Shkup. I mbështesim kategoritë e ndjeshme të qytetarëve financiarisht për rrymë dhe blerje të produkteve themelore. Përmes një varg masash i ruajmë çmimet e produkteve themelore stabile. Me pakon e re prej 26 masave 400 milionë euro nga buxheti drejtojmë për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive”, shkroi Kovaçevski.

Krahas këtyre masave të krizës, siç shkroi kryeministri, është rritur paga minimale dhe kemi rritje rekorde të pensioneve dhe mbështetje financiare për pensionistët.

“Dua që qartë të porosis, të gjithë funksionarët, të gjithë ata që punojnë dhe paguhen nga qytetarët me përgjegjësi maksimale t’i shpenzojnë paratë shtetërore. Njëkohësisht, dua t’i porosis qytetarët dhe kompanitë se secili ka përgjegjësi për shfrytëzim racional të resurseve energjetike në kohë të krizës së madhe energjetike. Ky do të jetë vit i rëndë ekonomik, por fuqishëm besoj se bashkë do ta tejkalojmë”, shkroi Kovaçevski në Fejsbuk.