Kovaçevski-Rute: Konferenca e parë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me BE-në do të ketë impakt pozitiv edhe për gjithë rajonin
Shkup, 16 shkurt – Dialogu Shkup-Sofje do të mundësojë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjet e hapura për të dyja anët dhe kjo do ta përshpejtojë vendimin për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në nga e cila pritet impakt pozitiv edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfunduan sot në bisedë telefonike kryeministri Dimitar Kovaçevski me homologun e tij holandez Mark Rute.
Nga pres shërbimi qeveritar informuan se Rute ia uroi postin si kryeministër Kovaçevskit dhe i dëshiroi realizim të suksesshëm të programit qeveritar.
Kovaçevski, sërish, u falënderua për vizitën e kryeministri holandez në nëntor të vitit të kaluar dhe theksoi se ajo vizitë plotësisht e ka intensifikuar bashkëpunimin me Holandën, që është donatori më i madh dypalësh i vendit tonë.
Falënderim të veçantë ka shprehur për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Holandës, dhe të kryeministrit Rute personalisht, në aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përcjellë Zhurnal.
Kovaçevski e ka informuar homologun e tij Rute se Maqedonia e Veriut vazhdon me implementimin e standardeve evropiane në proceset reformuese dhe për dinamikën e re në dialog dhe komunikimin e hapur me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Kiril Petkov. Gjithashtu, ka informuar edhe për proceset aktuale politike në vend, veçanërisht në përballjen me krizën globale energjetike, si dhe për mbështetjen e Qeverisë për zbutjen e pasojave ndaj qytetarëve.
Në fund të bisedës, Kryeministri i Holandës Mark Rute e ftoi Kryetarin e Qeverisë Dimitar Kovaçevski, që në mundësinë e parë ta vizitojë Holandën, informojnë nga Qeveria./Zhurnal.mk

