Kovaçevski: Rritjet e çmimeve janë rezultat i krizës ruso-ukrainase

Shkup, 7 mars – Para pesë viteve nevojiteshin 4,25 paga minimale që të mbulohet një shportë konsumatore, ndërsa sot shporta mund të mbulohet me dy paga minimale, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, rritja e ushqimit dhe eregjensave janë rezultat i çekuilibrit që e shkaktoi kriza ruso-ukrainase.

Vendi, megjithatë, siç përmendi kryeministri, ka çmime më të ulëta edhe të enegjensave dhe të ushqimit në krahasim me shtetet e tjera në rajon.

“Kur flasim për shportën sindikale, do të kthehesha pak mbrapa. Kishim shportë sindikale të konsumit e cila pothuajse ishte 36.000 denarë, ndërsa para pesë viteve paga minimale ishte 9.000 denarë. Atëherë nevojiteshin 4,25 paga minimale që të mbulohet një shportë konsumatore, ndërsa tani, për herë të parë në historinë e shtetit, me Vendimin e ri për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë për të gjithë punëtorët, me dy paga minimale mbulohet shporta sindikale e konsumit. Është e saktë se ka rritje të shpenzimeve edhe të ushqimit dhe të energjensave, por kjo ka të bëjë në krizën më të madhe që e mban mend Evropa kohëve të fundit. Konflikti ruso-ukrainas ka ] krijuar një çekuilibër komplet në furnizim dhe në çmimet e prodhimeve ushqimore, të enrgjensave dhe lëndët e paratë cilat tregtohen në nivel të Evropës”, theksoi kryeministri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me anëtarët e Lidhjes së Shoqatës së Pensionistëve”.