Kovaçevski-Reka: Marrëdhëniet e mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë kontribut i madh në zhvillimin e rajonit dhe europerspektivave

Shkup, 11 shkurt  – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim me Fatos Rekën, ambasador i Shqipërisë në vendin tonë.Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, në mbledhje është dorëzuar letër nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me urim për mandatin e kryeministrit Kovaçevski dhe është shprehur besim për përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat  nga përfitimi për qytetarët e të dy shteteve.Është transmetuar, se Republika e Shqipërisë e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në të gjitha proceset zhvillimore.Gjithashtu, në takim është konstatuar se të dy vendet  kanë bashkëpunim të mirë politik dhe se në suaza të nismës “Ballkani i Hapur”, kontribuojnë për përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon dhe në perspektivat evropiane të shteteve nga Ballkani Perëndimor.Kryeministri Kovaçevski u falënderua për letrën nga kryeministri Rama dhe njëherit potencoi se fokusi i tij dhe i Qeverisë  janë projektet infrastrukturore të cilat i lidhin shtetet fqinje, sepse, në atë mënyrë përparohet edhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve dhe shteteve.“Me fqinjët duam të kemi relacione më të mira. Jemi të kahëzuar drejt realizimit të projektit Korridori 8 i cili është i rëndësishëm për lidhshmërinë e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe të  Korridorit 10. Projektet infrastrukturore e përmirësojnë cilësinë e jetën së qytetarëve, por ato janë edhe nevojë e shteteve të cilat përmes tyre i zhvillojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin”, ka potencuar kryeministri Kovaçevski.Në mbledhje është konfirmuar përcaktimi për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.