Kovaçevski: Qytetarët presin efikasitet, Kuvendi ta miratojë ligjin për rrogë minimale
Shkup, 22 shkurt – Kryeministri Dimitar Kovaçevski u ka bërë thirrje deputetëve që sa më shpejtë t’i miratojnë ndryshimet e Ligjit për pagë minimale, me të cilat ajo rritet në 18.000 denarë.
“I inkurajoj deputetët në Kuvend dhe partitë politike të japin përkrahje dhe sa më shpejtë ta votojnë ligjin për pagë minimale. Qytetarët prej neve presin efikasitet dhe nuk guxojmë të lejojmë anulim të mitatimit të këtij vendimi, i cili është me rëndësi të madhe për punëtorët me paga të vogla në kohë të krizës. Unë i bëj thirrje opozitës dhe deputetëve të saj që t’i japin përkrahje këtij versioni të ligjit dhe më në fund të demonstrojmë unitet për vendimet e rëndësishme për qytetarët”, ka shkruar Kovaçevski në “Fejsbuk”.
Kovaçevski paralajmëron se pagat dhe pensionet do të rriten edhe në të ardhmen, pasi, siç thuhet, tani është koha që çdo denar nga buxheti të orientohet si ndihmë financiare për qytetarët dhe ekonominë.