Kovaçevski priti në takim kryeministren finlandeze, Sana Marin

Shkup, 20 qershor – Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, sot priti në takim kryeministren finlandeze, Sana Marin, e cila po qëndron për vizitë pune në vendin tonë.

Dy palët biseduan për mbështetjen e që Finlanda po e mer për anëtarësim në NATO Aleancën, si dhe për angazhimin e fuqishëm të Finlandës për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, informon Zhurnal.

Kryeministri Kovaçevski gjatë kohës së bisedës me kryeministren Marin theksoi se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të rritë sigurinë në rajonin euro atlantik, veçanërisht rajonin e veriut të lartë dhe Baltikut.

KRyeministrat Marin dhe Kovaçevski u pajtuan se me rëndësi të veçantë për Evropën është fillimi i shpejtë i negociatave për Maqedoninë e Veriut me BE-në pa kushtëzime tjera.

Dy kryeministrat do të mbështetin të gjitha potencialet për avansimin e bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimin në sferat e arsimit dhe digjitalizimit./Zhurnal.mk