Kovaçevski-Peach: Mbështetje nga Londra për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 31 janar – Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka realizuar takim me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç në të cilin është biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve.

“I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar, përndryshe ish shefi i SHM-së së Armatës së Mbretërisë së Bashkuar dhe komandant i Komitetit ushtarak të NATO-s, e përcolli angazhimin e fuqishëm të Londrës për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjen e vendit të tij për promovimin e institucioneve të fuqishme, stabile, demokatike dhe shoqëri të hapura”, informoi pres-shërbimi qeveritar.

Kovaçevski e theksoi si të rëndësishëm kontributin e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor në avancimin e kushteve për siguri, stabilitet dhe prosperitet në vend dhe në rajon.