Kovaçevski: Paga minimale prej 18.000 denarë do të kontribuojë në ngritjen e standardit të jetesës

Shkup, 23 shkurt – Urime për bashkëqytetarët e tanë që me Ligjin e votuar për pagë minimale do të mund ta rrisin buxhetin e brendshëm për së paku 45 euro në muaj me pagën e marsit. Paga minimale prej 18.000 denarë do të kontribuojë në ngritjen e standardit jetësor, që është qëllimi ynë përfundimtar, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai vuri në dukje se tani pagat mund të rriten pa ndërhyrje shtesë, cilësia e jetës së qytetarëve do të rritet në të ardhmen.
“Paga minimale prej 18.000 denarë që e premtuam, sot është realitet! Në një kohë shumë të shkurtër, nga 4.25 paga minimale që duheshin në vitin 2016 për të mbuluar shportën e konsumatorit, sot kemi arritur në një pikë ku 2 paga minimale mbulojnë të gjithë shportën e konsumatorit. Është më e rëndësishme për ne si Qeveri tani në kushte krize që çdo qindarkë të buxhetit ta shfrytëzojmë në mënyrë efikase dhe ta ridrejtojmë te qytetarët dhe ekonomia”, shkruan Kovaçevski.
Në këtë drejtim, siç theksoi kryeministri, do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për rritjen e pensioneve.