Kovaçevski: Nuk është koha për zgjedhje, por për përballje me sfidat

Shkup, 7 shkurt – Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se tani nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por është koha për përballje me krizën shëndetësore dhe energjetike dhe për zhvillimin e ekonomisë. Zgjedhje do të ketë, thotë, por të rregullta, në vitin 2024, deri kur të gjitha partitë politike kanë kohë të arrijnë konsensus për heqjen e “qeverisë së Përzhinës”.

“Lidhur me çështjen që janë hapur në periudhën e fundit dominuese nga opozita, ne si parti dhe unë si kryetar i LSDM-së dhe kryetar i Qeverisë tani më kemi dhënë qëndrim se për momentin shteti përballet me disa sfida të mëdha dhe kjo është përballja e parë me krizën shëndetësore, përballja me krizën energjetike. Kemi pasur edhe përballje me krizën e ngrohjes në Qytetin e Shkupit dhe gjithashtu kemi edhe proces të hapur, aktiv, në bisedime me fqinjin tonë me Republikën e Bullgarisë dhe me qëllim të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në. Prej atje konsiderojmë se ato çështje të cilat nuk janë në drejtim të korrigjimit me sfidat më të mëdha vetëm paraqesin rifokusim nga ato probleme të cilat janë më të rëndësishme që të zgjidhen për qytetarët tanë”, deklaroi Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Sipas tij, vetë kërkesa e opozitës për heqjen e “qeverisë së Përzhinës” konfirmon se në shtet ka ambient demokratik, siç nuk ka pasur në kohën kur është vendosur ajo qeveri, që, siç theksoi, do të thotë se në atë kohë ka pasur shtet të robëruar në të cilin administrata dhe aparati shtetëror janë shfrytëzuar në qëllime partiake zgjedhore,

“Mediat nuk janë lënë të lirë për ta kryer punën e tyre, ndërsa sot të gjitha mediat u janë të qasshme të gjithë reprezentëve politikë, qoftë nëse janë nga opozita dhe kjo konfirmon për atë se LSDM-ja dhe Qeveria dhe partnerët e saj të koalicionit i kanë kthyer parimet demokratike të qeverisjes. Duke e pasur parasysh atë që “qeveria e Përzhinës” është dakorsuar midis katër partive më të mëdha kjo do të thotë se edhe mënyra e heqjes së saj duhet të bëhet në mënyrën e njëjtë, e jo me kërkesë të njëanshme nga një parti politike me këtë rast duke e pasur parasysh se ka pasur edhe deklaratë nga ana e partnerit të koalicionit të VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht Aleanca se ata kanë pikëpamje tjetër në këtë çështje. Për këtë arsye, duhet grupe të punës të ulen dhe të dakordojnë zgjidhje e cila zgjidhje do të jetë pjesë e Ligjit për Qeverinë dhe e cila do të vlejë për zgjedhjet e vitit 2024″, tha Kovaçevski.

Lidhur me çështjen për një njësi zgjedhore, ai theksoi se LSDM-ja si parti është për një zgjidhje të tillë, por, siç theksoi, ndryshimet e Kodit zgjedhor, me të cilin rregullohet kjo çështje, çdoherë e kanë sjell me konsensus të partive.

“Ne jemi parti politike e cila cila së pari e mbështet konceptin e një njësie zgjedhore dhe përmes kësaj e mbështesim edhe kërkesën e partive më të vogla politike të cilat janë pjesë e koalicionit së bashku me LSDM-në. Por tani më kemi parë se një pjesë e partive politike kanë dalë me këtë pikëpamje për këtë si duhet të duhet modeli zgjedhor. Unë kam qëndrimin tim personal lidhur me bërjen e modelit zgjedhor dhe kjo është se ata duhet të bëhen përmes debatit të gjerë përmes grupeve të punës të cilët do të përfshihen përfaqësues të partive politike, të ministrive dikasteriale të obliguar për përgatitjen e ligjit zgjedhor, si dhe ekspertëve, duke përfshirë edhe ekspertë të OSBE/ODIHR”, tha kryeministri.

Në këtë mënyrë, shtoi si, do të vijë deri në Kodin zgjedhor i cili në mënyrën më të mirë do t’i pasqyrojë së pari angazhimet e partive politike në shtet, më pas kërkesat e qytetarëve, por edhe do të mund të garantojë garë dhe rezultate korrekte zgjedhore. Duke e pasur parasysh atë që. siç theksoi, zgjedhje do të ketë në vitin 2024, ka kohë të mjaftueshme që të formohen grupe të punës të cilat do të punojnë në këtë zgjidhje.

Bisedimet në nivel të ministrive të Punëve të Jashtme pres të jenë në frymën e vlerave evropiane, duke respektuar të dyja vendet dhe dinjitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë, deklaroi Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se profesionistët e MPJ-së nga të dyja palët do të punojnë në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e hapura politike në bazë të standardeve ndërkombëtare, të cilat më pas do të ndahen edhe me opinionin.

“Kur do të kenë rezultate në lidhje me bisedat e tyre që do të jenë në një nivel që mund të konsiderohen të pranueshme, atëherë është normale që edhe qeveritë do t’i rishikojnë, ndërsa ato do të ndahen me edhe me opinionin përmes një procedure dhe me institucionet përgjegjëse për shqyrtimin e tyre dhe miratimin eventual, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së sotme në ZZHTI Shtip.

Kovaçevski tha gjithashtu se për bisedimet me Bullgarinë është hapur një proces i ri negociues, i cili bazohet në çështje që kanë të bëjnë me tema reale që prekin praktikisht të gjithë qytetarët dhe të gjitha proceset shoqërore në të dyja vendet.

“Për këtë qëllim, pas dy takimeve që patëm me kryeministrin bullgar dhe seancës së përbashkët të qeverisë në Sofje, u ra dakord për grupet e punës në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, arsimit dhe kulturës, integrimeve evropiane, normalisht dhe Komisioni Historik vazhdoi të punojë dhe pastaj thamë se ministritë e Punëve të Jashtme të dy vendeve do të punojnë në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet politike që janë të hapura ndërmjet dy vendeve”, tha Koavçevski.