Kovaçevski në takim me përfaqësuesit e MATTO-s

Shkup, 16 mars – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, priti një delegacion të Odës Ekonomike të Maqedonisë – Turqi, MATTO të kryesuar nga kryetari i Odës, Ajdovan Ademovski.

Siç theksohet në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar, Kovaçevski në takim ka konfirmuar përpjekjet e fuqishme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Turqisë dhe theksoi se Oda Ekonomike e Maqedonisë – Turqi MATTO dhe e kompanive anëtare të tjera që janë anëtare të saj shihet si partnerë për realizimin e këtij qëllimi.

“Kryeministri Kovaçevski bëri të ditur se në agjendën e tij kryesore është vizita e tij në Republikën e Turqisë për të pasqyruar edhe më intensivisht miqësinë tradicionale mes dy vendeve përmes rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik dhe tregtisë e cila tani arrin në mbi 650 milionë euro”, thuhet në kumtesë.

Kovaçevski madje ka thënë se një numër serioz i kompanive turke tashmë punojnë në Maqedoninë e Veriut, që paguajnë paga për punëtorët, duke paguar taksa në buxhet dhe duke marrë pjesë në prodhimin dhe eksportin e përgjithshëm dhe tha se ky është një mesazh i mirë për investitorët e rinj potencial në Turqi të inkurajohen dhe të vijnë në vendin tonë.

Ndryshe, në takim u lajmërua se së shpejti do të vijojë plotësim i Planit për rritje ekonomike me përfitime të reja për të mbështetur investimet, veçanërisht në fushën e kapaciteteve nga burimet e ripërtërishme në energjetikë, për të cilat tashmë ka interes të madh nga kompanitë e kësaj fushe në Turqi.