Kovaçevski në takim me përfaqësuesen e Mipigenit në kongresin e SHBA-së, Elisa Slotkin
Shkup, 19 shkurt – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Konferencën e sigurisë në Munih realizoi takim me përfaqësuesen e Miçigenit në kongresin e SHBA-së, Elisa Slotkin, me ç’rast shprehi falënderim për aktivitetin dhe angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për anëtarësimin tonë në NATO.
“Përfaqësuesja e Miçigenit në kongresin e SHBA-së, Elisa Slotkin është mike e madhe e jona. Vitin e kaluar ajo me kënaqësi pranoi t’i bashkangjitet grupit të kongresit për miqësi me Maqedoninë e Veriut, shkroi kryeministri Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai përmendi se kongresistja Slotkin vazhdon të jetë ndër zërat kryesorë për siguri nacionale në SHBA me përvojë të pasur për Evropën, rajonin tonë dhe më gjerë.