Kovaçevski mbledh partnerët e koalicionit
Shkup, 19 maj – Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje për atë se sa është stabil koalicioni, theksesoi se në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit janë diskutuar kërkesat e tyre me ç’rast në fushën e reformave në jurusprudencë janë dakorduar në kuadër të Komisionit për sistem politik pranë Kuvendit të hapet debat dhe të formohet grup i cili do të punojë në përpunimin e zgjidhjes ligjore për veting. Gjithashtu, siç informoi kryeministri, u dakorduan diskutimi për propozimet ligjore për një njësi zgjedhore të mbahet në kuadër të Kuvendit dhe të merren parasysh të gjitha aspektet e partive politike.
“Me Angellovin tashmë biseduam dhe me partnerët e koalicionit do të kemi tashmë takim lidhur me kërkesën, kërkesë të cilën tashmë e kemi shqyrtuar, por duke pasur parasysh pamundësinë ligjore të realizohet të ulemi sërish të gjejmë zgjidhje, edhe kjo ishte biseduar. Me Ballkoskin i di në hollësi qëndrimet e tij dhe bëhet fjalë për realizim të qëllimit të njejtë, por qasje të ndryshme sepse ai është ekspert në atë fushë konsnideron se duhet qasje tjetër në pjesën e rregulaltivave të caktuara të cilat sillen, por megjithatë konsideroj se realizimi i qëllimit për ndërtim të korridoreve nga të gjitha aspektet është imperativ i të gjitha partive politike”, tha Kovaçevski.
Për reformat në urisprudencë – ligjit për veting, u dakorduan se në suaza të Komisionit për sistem politik pranë Kuvendit do të hapet debat dhe do të formohet grup i cili do të punojë në përpunimin e zgjidhjes së bashku me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe me ftesë drejt ekspertëve adekuat nga BE-ja të cilët kanë përvojë, me qëllim që të fitohet zgjidhje ligjore dhe procedura të cilat do të jenë të qëndrueshme dhe do të sigurojnë proces i cili do të japë efekte të dëshiruara.
Për propozimet ligjore për një njësi zgjedhore u dakorduan se diskutimi duhet të zhvillohet në kuadër të Kuvendit dhe atje, sipas tij, duhet të merren parasysh të gjitha aspektet e partive politike.
“Në kuadër edhe të koalicionit edhe të opozitës ka mendime të ndryshme lidhur me Kodin zgjedhor. LSDM është parti e cila në programin e vet ka mbështetje për një njësi zgjedhore, por në kuadër të Kuvendit do të diskutohet për modalitetet lidhur me atë nëse duhet të ketë prag zgjedhor, nuk duhet të ketë, përfaqësim të bashkësive etnike, përfaqësim gjinor në listat zgjedhore, do të zhvillohet në kuadër të diskutimit. Nga ana e partive politike u cek mbështetja për vazhdim të rrugës evropiane. Sot ndodhemi në udhëkryq nëse vazhdojmë në mënyrë të përshpejtuar me integrim në BE apo shteti sërish duhet të mbetet i izoluar në kuadër të hapësirës ballkanike pa një centimetër përparim si ç ishte 11 vite në të kaluarën”, tha Kovaçevski.
I pyetur çka nëse nuk përmbushen kërkesat e partnerëve më të vegjël të koalicionit, Kovaçevski theksoi se për të nuk ekzistojnë partnerë më të vegjël apo më të mëdhenj të koalicionit, por partnerë të koalicionit të cilët i respekton për shkak të përcaktimeve të tyre ideologjike dhe programore dhe supozimeve të tyre mbi të cilat i ndërtojnë politikat e tyre.
“Në një llojllojshmëri të partive të koalicionit, kur keni nga socialistë, politika ekonomike deri liberale, të gjelbra etj. se çdoherë ekziston proces i harmonizimit. Sot u dakorduam se në Kuvend do të hapet në Komisionin për sistem politik pjesa lidhuir me reformat në jurisprudencë dhe u dakorduam për vendosje të sistemit në të cilin për funksionarët e zgjedhur në sistemin e jurpsrpudencës nga ana e Kuvndit do të sigurohet procedurë në të cilën do të mund të thirren në debat publik në Kuvend, siç shkoj unë për pyetje të deputetëve, në mënyrë që t’u përgjigjen deputetëve të cilët i kanë zgjedhur, më pas rregullativë ligjore në pjesën e ndëshkueshmërisë dhe përgjegjësisë. Me propozimin tim biseduam në pjesën e avancimit të transparencës individuale e cila më pas mund të shndërrohet në avancim apo sanksionim të veprimeve të këqija me atë që do të jetë pjesë e Komisionit për sistem politik dhe për Kodin zgjehdor në pjesën e Komisionit ku tashmë është parashtruar zgjidhja ligjore ku të gjitha partitë politike do të duhet ta harmonizojnë qëndrimin lidhur me Kodin zgjedhor dhe si të duket ai, sepse kemi kohë deri në zgjedhjet e ardhshme”, konkludoi Kovaçevski.


