Kovaçevski – Garsia: Spanja ofron mbështetje të qartë për fillimin e bisedimeve me BE-në
Shkup, 31 janar – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hoze Luis Lozano Garsia, siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, ishte theksuar miqësia shumëvjeçare dhe marrëdhëniet dypalëshe në nivel shumë të lartë mes dy vendeve dhe u shpreh vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim në fushën e turizmit, kulturës dhe arsimit.
Në takim, ambasadori spanjoll Garsia, në emër të tij dhe në emër të Kryeministrit spanjoll Pedro Sançez përcolli urimet për postin e Kryeministrit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re, duke i uruar bashkëpunim dhe realizim të programit dhe se Mbretëria e Spanjës jep mbështetje të padyshimtë për fillim të shpejtë të bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kovaçevski, thuhet në kumtesë, e përsëriti falënderimin për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për anëtarësimin tonë në NATO, nga Kuvendi i Spanjës edhe krahas kushteve të pandemisë, gjë që rrumbullakoi procesin aderues të vendit tonë si anëtare e 30-të e NATO-s.
Në takim, Kovaçevski, gjithashtu, e informoi ambasadorin e Spanjës për energjinë e re dhe dinamikën e përcaktuar me kolegun e tij bullgar, Kryeministrin Kiril Petkov, lidhur me dialogun e vendosur dhe planin e veprimit të grupeve të punës, të cilat, siç u nënvizua, janë bazë e mirë për zgjidhje politike të çështjeve të hapura të pranueshme për të dyja palët.