Kovaçevski-Fragojanis: Marrëdhëniet me Greqinë po rriten në partneritet strategjik për ndërlidhje ekonomike

Shkup, 11 shkurt – Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski sot u takua me zëvendësministrin për Punë të Jashtme të angazhuar për diplomaci ekonomike të Republikës së Greqisë, Kostas Fragojanis, i cili është në vizitë pune dyditëshe në vendin tonë.
Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të cilat vazhdimisht zhvillohen dhe rriten në nivel të partneritetit strategjik, si përfitim nga Marrëveshja e Prespës.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se të dy vendet tani janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ekonomik ku vend të veçantë kanë projektet e përbashkëta në energjetikë siç janë ndërtimi i interkonektorit për ndërlidhje të gazit dhe investim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në terminalin për gaz të rrjedhshëm në Aleksandropoli, nga të cilat pritet sigurim i përhershëm i energjensave për qytetarët dhe biznesin.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i angazhuar për Diplomaci ekonomike, Fragojanis ka potencuar se vendi i tij, si edhe deri tani, mbetet mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj për anëtarësim në BE si interes i veçantë për Greqinë.