Kovaçevski: E arritën normën më të ulët historike të papunësisë prej 15,2 për qind
Shkup, 5 mars – Edhe në kushte të krizës ekonomike dyvjeçare, papunësia po bie vazhdimisht, ndërsa të dhënat e fundit tregojnë se është në normën më të ulët historike prej 15,2 për qind, publikoi sot në profilin e tij në fejsbuk kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
“Ky është rezultat i politikave të mira ekonomike të Qeverisë, vazhdojmë më tej me punë të përkushtuar dhe fokus në ekonominë”, shton kryeministri në publikim.

