Kovaçevski do të mbajë fjalim në ngjarjen “Në rrugën evropiane: reforma të reja, mundësi të reja”

Shkup, 14 tetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të mbajë fjalim në një ngjarje kushtuar Raportit të KE-së: “Në rrugën evropiane: reforma të reja, mundësi të reja”, organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Organizatorët e ngjarjes paralajmëruan pjesëmarrjen e presidentit Stevo Pendarovski, ambasadorit çek Jaroslav Ludva, zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Bojan Mariçiq, si dhe shefit të diplomacisë Bujar Osmani.
Në kuadër të ngjarjes do të mbahet edhe panel-diskutim “Me të gjitha kapacitetet deri në standardet evropiane – institucionet që ofrojnë për qytetarët”, ndërsa si panelistë, përveç Mariçiq dhe Osmanit, janë paralajmëruar zëvendësministri i Financave Filip Nikolovski, kryetaro i Organizatës civile ESTIMA – Shoqata për zhvillim të strategjive, hulumtim, edukim dhe promovim të vlerave ndërkombëtare, Ana Krstinovska dhe Andreja Stojkovski, drejtor i “Institutit Prespa”.