Kovaçevski dënon vendimin e Rusisë për njohjen e Donjeckut dhe Luganskit si Republika të pavarura
Shkup, 22 shkurt – Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes profilit të tij në Tuiter e ka dënuar vendimin e Federatës Ruse për të njohur rajonet e Donjeckut dhe Luganskit në Ukrainë.
“E dënoj vendimin e Rusisë për njohjen e Donjeckut dhe Luganskit si ‘Republika të vetëshpallura kombëtare’. Ky akt është sulm i drejtpërdrejtë mbi sovranitetin territorial dhe integritetin e Ukrainës dhe shkeljen e marrëveshjeve nga Minsku dhe vendimet e Këshillit të OKB-së nga viti 2015”, ka shkruar Kovaçevski në Tuiter.
Bashkë me aleatët e NATO-s, shton kryeministri, bëjmë thirrje për zgjidhje të konfliktit përmes rrugës demokratike.