Kovaçevski – Defa: Mbështetje për progresin ekonomik të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 21 shkurt  – Jemi të fokusuar në zgjidhjen e situatës energjetike si edhe në dialogun social, përmes të cilit e rritëm pagën minimale në 18.000 denarë ndërsa tani jemi duke punuar edhe në rritjen e planifikuar të pensioneve, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin e sotëm në Shkup me Valter Defa, këshilltar special për politika ekonomike të kryeministrit, i nominuar nga Zyra e kancelarit gjerman, në të cilin e pranishme ishte edhe ambasadorja e Gjermanisë në vend, Anke Holshtajn.

Në takim, informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, është potencuar mbështetja e madhe dhe e sinqertë nga Gjermania në proceset eurointegruese dhe në proceset zhvillimore të shtetit tonë, të cilat vazhdojnë me qëllim të zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. Është ndarë përshtypja se Qeveria ka vendosur qëllime dhe e di se çfarë di të arrijë në planin ekonomik dhe në këtë drejtim janë shkëmbyer mendime rreth zhvillimit të implementimit të projekteve.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për miqësinë e madhe me Gjermaninë, siç e vlerësoi si të rëndësishme si në fushën e integrimeve ashtu edhe në fushën e ekonomisë.

“Për ne si Qeveri është me rëndësi kyçe zhvillimi i standardit jetësor të qytetarëve. Zhvillimi i ekonomisë u arrit përmes investimeve dhe inovacioneve dhe gjithashtu vazhdojmë edhe me reformat strukturore dhe me përkushtimin ndaj implementimit të tyre efikas”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në takimin e kryeministrit Kovaçevski dhe këshilltarit gjerman Defa është dakorduar komunikimi intensiv dhe takimet në të cilat do të shqyrtohen rezultatet e matshme prej aktiviteteve të parapara.