Kovaçevski – Brenan: Kapacitetet dhe përkrahja e IRI-t në procesin e reformave të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë sonë

Shkup, 31 janar – Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski së bashku me sekretarin e përgjithshëm të partisë, Mile Zeçeviq pasdite u takuan me drejtorin e ri të Institutit republikan ndërkombëtar (IRI) për Maqedoninë e Veriut, Kris Brenan.
Në takimin, siç kumtoi Qendra për komunikime me opininin e LSDM-së, u bisedua për më shumë tema aktuale dhe përkrahjen e IRI-t në procesin e reformave të demokracisë në shoqëri.
Kovaçevski i dëshiroi mirëseradhje drejtorit Brenan, duke iu falënderuar për atë që Instituti e ka realizuar për vendin, por edhe së bashku me LSDM-në.
“IRI edhe për LSDM-në edhe për Maqedoninë e Veriut është partner shumëvjeçar serioz, i cili deri tani ka dhënë kontribut në procese të rëndësishme si për institucionet e shtetit, ashtu edhe për LSDM-në. Secili projekt, hulumtim dhe rekomandim nga IRI, për LSDM-në ka sjellur rezultate dhe ndikim pozitiv ndaj funksionimit të partisë. Si parti, por edhe si Qeveri seriozisht vlerësojmë në kapacitetet dhe përkrahjen e IRI-t në procesin e reformave, të cilat janë të rëndësishme për shoqërinë tonë”, porositi Kovaçevski.
Duke u përqëndruar në gjendjen aktuale politike, Kovaçevski ka theksuar se fokus i Qeverisë së re është zgjidhja e krizës energjetike dhe ekonomike përmes masave dhe politikave efikase, si dhe vazhdimi i rrugës euro-atlantike.
“Kemi arritur ta zgjidhim krizën me energjinë ngrohëse në Shkup, kemi përgjigje për krizën energjetike globale përmes mobilizimit maksimal të të gjitha kapaciteteve prodhuese të vendit. Paralelisht me këtë punojmë në përforcimin e standardit ekonomik të qytetarëve, likuiditetin e kompanive dhe rritjes ekonomike.”, tha Kovaçevski, duke shtuar se tani nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por për punë më të angazhuar dhe më efikase në të gjitha sferat.
Drejtori i IRI-t, Brenan ia uroi mandatin Kovaçevskit, duke shfaqur shpresë se bashkëpunimi i frytshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.