Kovaçevski: Aleatët e NATO-s janë të bashkuar për Ukrainën

Shkup, 24 mars – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, para fillimit të samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s deklaroi se Aleanca është e bashkuar dhe do të bisedohet për përforcim të pjesës lindore të Aleancës sot, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
“Të gjithë aleatët në NATO janë të bashkuar, do ta ofrojmë mbështetjen tonë për të gjithë njerëzit e lirë në Ukrainë, do të mbetemi unik dhe Maqedonia e Veriut si vend anëtar tashmë është harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së, ndërsa i harmonizoi edhe të gjitha vendimet e tij me anëtare të NATOs dhe BE-së që të zmbrapset Rusia e Putinit nga sulmi ndaj Ukrainës, besojmë se zgjidhja paqësore është rruga e vetme”, deklaroi Kovaçevski.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme që t’i pranojë të gjithë refugjatët të cilët do të vijnë në Maqedoninë e Veriut.
Në rend dite të shefave të shteteve dhe qeverive në NATO sot do të bisedohet për përforcimin e pjesës lindore të Aleancës. Siç paralajmëroi sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg dje, pritet që sot të merret vendim për dërgimin e trupave plotësuese luftarake në katër vende lindore evropiane.
Priten edhe bisedime për rritje plotësuese të buxhetit për mbrojtje të vendeve anëtare të NATO-s, të cilët njëkohësisht përballen me rritje drastike të çmimeve të energjisë dhe produkteve themelore të përditshme