Kovaçeski – Petkov: Dialogu sjell vendime për të ardhme të përbashkët evropiane
Shkup, 18 shkurt – Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, po vijon takimi i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov.
“Dy kryeministrat e vlerësojnë si pozitive punën e grupeve të ekspertëve dhe komunikimin e realizuar dhe bashkëpunimin në sektore si metodë efektive për thellimin e marrëdhënieve dhe ngritjen e nivelit të dialogut politik, dhe shfaqën shpresë se bashkëpunimi dhe dialogu sjellin përfitime më të mëdha për qytetarët dhe qojnë në zgjidhje dhe në të ardhme të përbashkët evropiane”, informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë.
Në takim, i cili është në drejtim të vazhdimit të dialogut politik të vendosur mes të dyja Qeverive, marrin pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Të pranishmit kanë shprehur kënaqësi nga procesi i dinamikës së bashkëpunimit bilateral përmes realizimit të konceptit të grupeve të punës dhe aktivitetet konkrete dhe propozime të cilat deri më tani dolën nga puna e tyre.

