Kostovski: Mickoski sërish në Budapest, për të marrë udhëzime nga Gruevski
Shkup, 25 Korrik – Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski sot komentoi vizitën e kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski në Hungari si dhe kërkesën e VMRO-së për referendum në lidhje me marrëveshjen me Bullgarinë. Ai thotë se Mickoski është në Hungari për të marrë udhëzime nga i arratisuri Nikolla Gruevski.
“Sot pamë se Mickoski është sërish në Budapest, me siguri për të ndjekur udhëzimet e reja të mentorit të tij Gruevski, dhe me të vetmin qëllim se si të sillet në këtë moment lidhur me kërkesën për referendum. Mickoski dhe Apsiev dështuan në synimet e tyre, dështuan gënjeshtrat dhe skenarët e tyre të zeza. Tani ata janë izoluar në përpjekjet për të krijuar pengesa të reja në rrugën evropiane të vendit. Arsyen për këtë duhet ta kërkojnë brenda vetes”, shtoi Kostovski.

