Kostadinovska-Stojçevska: Nuk negociohet për gjuhën maqedonase në negociatat me Bullgarinë

Shkup, 23 shkurt – Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska në intervistën e sotme për emisionin “24 analiza” deklaroi se në dialogun me Bullgarinë fare nuk negociohet për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Si profesoreshë e gjuhës më pengon diskursi që imponohet në opinion se dikush diku ulet në tryezë dhe si meze e vendosë gjuhën dhe identitetin maqedonas. Më duhet ta freskoj kujtesën se fjalët e Bllazhe Koneskit mbeten gjithnjë e më të pranishme: ‘Gjithnjë derisa e kemi gjuhën, e kemi edhe shtetin’. Flasim për gjuhën maqedonase që është e veçantë, askush askund nuk e shkatërron gjuhën, as identitetin. Nuk negociohet, as nuk është kërkuar nga ne kjo”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo, mes tjerash në intervistë, theksoi  edhe se të gjitha rrogat e punonjësve të kulturës janë paguar si dhe të gjitha shërbimet kontraktuese.

Ajo theksoi se projektet të cilat ishin prioritare në të kaluarën, do të jenë edhe në mandatin e saj.